Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė
Tereza - Shqiptarja e Shėnjteruar
Nga Saimir Lolja Nėn-Prof.
Dr. PEng.
Nėnė Tereza rrjedh nga
njė familje shkodrane e zbritur nga Fani i Mirditės dhe mė
pas e shpėrngulur ne Prizren e me vone ne Shkup. Ishte femija e
trete e prinderve Kole dhe Drane Bojaxhiu. Lindi ne Shkup, ku i ati
merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e vet artiste dhe atdhetare
shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27 Gusht 1910. Gjashte vjet me pare
kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri.
Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin,
po ne ate qytet ne gjuhen serbo-kroate. Familja e Nėnė Terezės
u transferua nė Tiranė, pasi i ati i Terezės vdiq i helmuar
nga sllavėt gjatė njė udhėtimi pėr nė
Beograd ku shkoi pėr tė hapur njė shkollė shqipe.
Pasionet e saj te rinise ishin te behej mesuese, te shkruante dhe te
recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e
mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe nė Institutin Motrat
e Loretos, nė Irlandė.
Sipas Artistes se Popullit Marija
Kraja dhe njekohesisht mike e familjes se Gonxhe Bojaxhiut, Nėnė
Tereza e ka quajtur ditėn mė tė bukur tė jetės
sė saj, ditėn kur pėr herė tė pare pas 50 vjetėsh
vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1989. Prejardhja e saj shqiptare
e bėri shoqėruese tė Papės gjatė vizitės
sė tij nė Shqipėri mė 1993. Fqinjėt e shtepise
se prinderve te saj, qė vonė e kishin mėsuar emrin e
saj, ēuditeshin kur shihnin gruan e vogėl por me famė
tė madhe qė shkelte nė rrugicėn e tyre me kėmbėt
e zbathura, tregon Marija Kraja.
Nėnė Tereza haste vėshtirėsi
pėr tė folur rrjedhshėm Shqip pas njė largimi prej
70 vjetesh dhe qendrimi ne ambjente joshqiptare, por ajo kurrė
nuk e ka mohuar origjinėn e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip
jane letrat e rinisė dhe mė pas me familjen nė shqip,
pėrshėndetje nė Shqip popullit shqiptar pas fitimit tė
ēmimit Nobėl mė 1979 dhe lutja nė Shqip transmetuar
nga Zėri i Amerikės me 17 Qershor 1978. Kur ishte e re jo
vetėm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi nė gjuhėn
Shqipe. Pėr shembull poezine e meposhtme e ka shkrojti kur ishte
22 vjeēe gjate udhes per ne Indi.
LAMTUMIRĖ
Po lė shtėpinė
zemėrfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n'Bengalin dergje-vrarė
Atje, nė tė largtin vis.
Lė tė njohurit nė
mejtime
Tė afėrmit e vatrėn shqim,
Mė tėrheq zemra ime
T'i shėrbej Krishtit tim.
Nėnė e dashur, lamtumirė
Ju le shėnde'n miq tė mi
Mė djeg, o, njė fuqi e dlirė
Drejt tė pėrflakurės Indi
Dhe anija lehtė lehtė
lundron
Pret valėt e detit tė trazuar,
Pėr herė tė fundit syri vrojton
Brigjet e Evropės sė hakėrruar.
Qėndron nė anije e galduar
Fytyrė e pėrvuajtur gjithė hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomė e botės sė re,
Njė kryq hekuri n'dorė
shtėrngon
Shpėtimi lėvarshėm kumbon nė tė,
E shpirti i gatshėm pranon
Blatėn e rėndė fli pėr tė,
Pranoje, kėtė flijim,
o Zot,
Dėshmi e pėrbetimit qė tė dashuroj,
Ndihmoi gjallesės Tėnde sot
Qė emrin do tė madhėroj!
Si shpėrblim, Tė lus
o i Hirt',
O Ati ynė plot mirėsi
Tė mė japėsh vetėm atė shpirt
Atė shpirt qė-veēse Ti e di.
Dhe t'imtė, tė pastėr
si n'ag vere vesojnė
Tė valėt lot rjedhin qetė, me mall,
Qė betimin pėr Ty prore e madhėrojnė
Pėr tė madhin blatim qė tani u shpall.
Nė ēastin e marrjes se Ēmimit Nobėl mė
1979, njė nga klerikėt qė merrte pjesė nė sallė
e pyeti Nėnė Terezėn se nga ishte. Ajo deklaroi: Kam
lindur nė Shkup, jam shkolluar nė Londėr, jetoj nė
Kalkutė dhe punoj pėr tė gjithė njerėzit e
varfėr nė Botė. Atdheu im ėshtė njė vend
i vogėl me emrin Shqipėri.
Nėnė Terezės, pėr
tė ardhur nė Shqipėri iu desh tė dėrgonte tri
letra. Ajo i kish dėrguar mė parė letėr Komitetit
Shqiptar pėr Marrėdhėniet me Jashtė, por nuk mori
kurrė pėrgjigje. Njė tjetėr letėr ia kish nisur
ish-Presidentit tė Republikės nė vitin 1989, te cilit
i theksonte se: pėr 60 vjet kam vizituar shumė e shumė
vende jashtė atdheut tim. Kurse letrėn e tretė ia kish
drejtuar kryetares sė Frontit Demokratik, te ciles i lutej qė
ta ndihmonte pėr tė ardhur nė Shqipėri pasi donte
tė shihte varrin e nėnės sė saj. Me ne fund, e para
pashaportė (per kete rast ishte diplomatike) e dhėnė
pėr nėnshtetas tė huaj me origjinė shqiptare iu
dha pikėrisht Nėnė Terezės e cila vizitoi Shqipėrinė
me 1989. Nėnė Tereza kishte gjithashtu pashaportė nga
India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pashaporten
Shqiptare ajo u pergjegj: E pranoj me kėnaqėsi, sepse ėshtė
pasaporta e vendit tim; atje kam nėnėn dhe motrėn, atje
kam miq e tė njohur, atje shumė shpejt do tė hapim misionin
tonė e unė do tė jem vetė aty. Kur mori ēmimin
Nobėl nė vitin 1979, amerikanėt i ofruan nėnshtetėsinė
amerikane dhe pashaportėn, por ajo nuk pranoi.
Nė vitin 1991 presidenca
shqiptare krijoi dekoratat me tituj Urdhri Nėnė Tereza e Artė
dhe Nėnė Tereza e Argjendtė. Ky urdhėr do t'u jepej
veprimtarėve tė cilėt do tė jepnin ndihmesė
tė veēantė nė shėrbimet njerzore. R. Alia
e dekretoi njė urdhėr tė tillė, por nuk e dha ndonjėherė,
ndoshta me pretekstin se nė Shqipėri nuk kish tė varfėr
e nuk kish vend pėr shėrbime bamirėsie. S. Berisha, qė
zuri vendin e tij e dha aq shumė kėtė urdhėr sa
e shpėrdoroi atė. R. Meidani gati e harroi. Sot nuk dihet
nėse ekziston apo jo.
Kur erdhi pėr herė tė dytė nė Shqipėri
ne Gusht 1992, ajo i shkruan njė letėr tė shkurtėr
R. Alisė, i cili nė atė kohė ishte futur nė
burg:
Iu falenderoj qė dhatė leje pėr hapjen e
misionit tonė nė Shqipėri
Le tė lutemi sė
bashku pėr popullin tonė. Lutu edhe ti!
..
Sipas gazetes Washington Post,
16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nėnė Tereza ka lindur ne
Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi shte qytet i perandorise
Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nėnė Terezės qe sipas
gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se verėn
qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nėnė
Terezės, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per
ta deguar ne Rome me rastin e saj te shėnjeterimit. Por zeri i
bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nėnė
Terezės beri qe ai skulptor ta harronte ėndrrėn qė
pati.
Nėnė Tereza vdiq nė
Kalkuta tė Indisė mė 5 Shtator 1997. Shėnjtėrimi
i Nėnė Terezės me 19 Tetor 2003 ne Sheshin e Shėn
Pjetrit ne Vatikan do te ndiqet nga 250'000 njerėz dhe do te filmohet
nga te gjitha televizionet e botes. Paralelisht veprimtarite festive
ne Tirane, Prishtine jane te shumta dhe te organizuara nga qeveria,
Bashkia e Tiranės dhe Akademia e Shkencave. Pėr tė po
ngrihen pėrmendore nė Tiranė, Prishtine, Bratislavė
(Sllovaki), Strasburg (Evrope), Tenenerife (Madagaskar), Johanesburg
(Afrika e Jugut), etj.
Tereza u bė kultura mė
e lartė ndėrlidhėse e njohjes sė shqiptarėve
nė botė. Bill Klinton ka thėnė botėrisht nė
qershor 2002: Nėnė Tereza, ishte e para Ajo qė mė
bėri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumė krenar
qė plotėsova njė detyrė morale ndaj Saj dhe ndaj
vlerave tė lirisė. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar.
Duke qenė shqiptare Nėnė Tereza nuk i pėrket vetėm
Shqipėrisė, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bė
qytetarja e botės, e popujve, feve dhe e qytetėrimeve. Nė
vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret
e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel
ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit
1980, ajo ishte kujdestare e 7'500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte
960'000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte
47'000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3'400 pleq te
braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar
160 femije jetime. Sot, Urdhri i saj ka mė shumė se 700 shtėpia
nė 132 vende.
Nder titujt qe i jane dhene Nėnė
Terezės permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen
ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston;
Shperblimi Nderkombetar Xhon Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjithe
Nenave; Balzan; Ēmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi
me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise;
etj.
Saimir Lolja
Nėn-Prof. Dr. PEng.
Tetor 2003

