Kërceni tek përmbajtja

Megan Moroni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Megan Moroney
Moroney, styled in red lipstick and red dress, smiles for the photographer with the CMA Awards and ABC logos in back.
Moroney në 2023
Informata themelore
Emri i lindjesMegan Ann Moroney
Lindi9 tetor 1997 (27 vjeçe)[1]
Savannah, Xhorxhia, SHBA
ZhanretCountry
Profesioni
  • Këngëtare
  • kantautore
Instrumenti
  • Vokali
  • kitara
Vitet aktive2021–aktualisht
Labeli
Uebfaqjameganmoroney.com

Megan An Moroni (anglisht: Megan Ann Moroney; lindur më 9 tetor 1997) është një këngëtare dhe autore këngësh amerikane country nga Duglasvill, Xhorxhia, në perëndim të Atlantës. Kënga e saj e dytë, "Tennessee Orange", u rendit në top lista në 2022. Albumi i saj debutues Lucky u publikua në maj 2023, duke arritur në 40 më të mirat të 200-shes së Billboard-it.[2] Ajo publikoi albumin e saj të dytë, Am I Okay?, në korrik 2024.

Moroni lindi më 9 tetor 1997 në Savannah, Xhorxhia.[3][4][5] Ajo ka një vëlla, Konor, që është tani një avokat.[6] Moroni u rrit në një familje muzikantësh në Duglasvill, Xhorxhia.[7] Ajo filloi duke dëgjuar muzikën country qysh në fëmijëri dhe mësoi që të luante pianon. Moroni përcolli mësimet në Shkollën e Mesme Robert S. Alexander dhe mori pjesë në ekip të tifozëve dhe teatër muzikor. Ajo vijoi mësimin universitar në Universitetin e XhorxhisëAthens për kontabilitet.[2]

Ndërsa ishte në kolegj, Moroni hapi një koncert për Xhon Langstonin duke kënduar dhe internuar për Kristian Bushin të duos Sugarland.[2] Pas diplomimit, ajo u shpërngul në Nashvill, në vitin 2020 për të filluar një karrierë muzikore. Ajo mbajti kontakte me Bushin, gjë që bëri që ai ta njoftonte atë me kompozitorë të tjerë. Ajo publikoi këngën e saj të parë "Wonder" në 2021 duke çuar në publikimin e saj të një shfaqjeje të zgjeruar të titulluar Pistol Made of Roses. Publikimi i saj i ardhshëm i këngës ishte "Tennessee Orange" në 2022, një këngë në të cilën Bushi shërbeu si producent.[3]

Pasi u bë kënga e popullarizuar përmes internetit, Moroni nënshkroi një kontratë me labelin Arista Nashville.[8] Në fund të 2022-ës, "Tennessee Orange" debutoi në top 100-shen e revistës Billboard në vendin nr. 94, duke hyrë në një top listë me të parën. Atëkohë, kënga u paraqit edhe në dy top lista Billboardit për këngët country.[9]

Arista Nashville u mbyll derisa po ngjitjej kënga nëpër top lista, dhe si pasojë, Moroni u transferua tek Columbia Records Nashville.[10] Më 5 maj 2023, Moroni lëshoi albumin e saj të parë Lucky.[11] Albumi përfshiu teket "Tennessee Orange" dhe "I'm Not Pretty". Albumi mbërriti brenda 40 rendeve të top listës Billboard 200. Albumi u quajt si albumi më i mirë country and americana i 2023-ës prej revistës Rolling Stone, me gazetarin Jonathan Bernstein duke thënë se Moroni krijoi një ton të shlirë dhe të bisedueshëm me rininë "që e bën të shkëlqejë dhe shpërfaqet natyrshëm".[12] Një edicion deluxe i albumit u lëshua më 22 shtator 2023.[13] Ajo publikoi edhe një variant cover të tekes së Chris Stapletonit "What Are You Listening To?" ekskluzivisht në Amazon Music më 6 tetor 2023.[14] Kënga u lëshua në platforma tjera muzikore në janar 2024.

Që atëherë, ajo ka publikuar një këngë me Old Dominion të quajtur "Can't Break Up Now", teken "No Caller ID", dhe edicionin deluxe të albumit Lucky. Më 2 maj 2024, Moroni kumtoi albumin e saj të dytë Am I Okay?, që u publikua më 12 korrik 2024.[15] Më 1 nëntor 2024, ajo publikoi albumin e saj të parë për Krishtlindje, një EP të quajtur Blue Christmas...Duh.[16]

Moroni e shkruan/bashkëshkruan komplet muzikën e vet.[17]

Pas publikimit të këngës "Tennessee Orange", Moroni mori vëmendje në rrjete sociale amerikane për faktin që veshi një maicë të Universitetit të Tennessees që i takonte këngëtarit amerikan të muzikës country, Morgan Wallen; rezultoi në thashatheme që ata mund të ishin dashnorë. Edhe pse Moroni ishte fillmisht neutrale kur u pyet nëse janë në marrëdhënie,[8] ajo shpjegoi në 2024 që kishin qenë në marrëdhënie, ndonëse pranoi se "nuk ishte kurrë marrëdhënie". Nuk janë më çift romantik, por qëndrojnë shokë.[18] Në fillim të 2024-ës ishte në marrëdhënie me një burrë të panjohur,[19] por që tani është beqare.[20] Ajo ka jetuar në Nashville prej 2020-ës.[21]

Ajo është tifoze e ekipit të futbollit universitar amerikan, Georgia Bulldogs.[22]

  1. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura allmusic
  2. ^ a b c Ross, Alex (2023-05-05). "Megan Moroney Is in Her 'Lucky Era' with the Release of Debut Album: 'I'm Just a Normal Person' (Exclusive)". People (në anglisht). Marrë më 2024-12-09. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name ":0" defined multiple times with different content
  3. ^ a b "Megan Moroney biography" (në anglisht). AllMusic. Marrë më 15 shkurt 2023.
  4. ^ "GIRL IN THE MIRROR". ASCAP (në anglisht). American Society of Composers, Authors and Publishers. Marrë më 27 prill 2023.
  5. ^ "Megan Moroney Is Paving Her Own Path With Debut Single 'Wonder'" (në anglisht). Upstart Music Online. 20 maj 2021. Marrë më 15 shkurt 2023.
  6. ^ Shiffer, Emily (2024-11-21). "Megan Moroney Collects Her First CMA Award as the New Artist of the Year". Biography (në anglisht). Marrë më 2024-12-11.
  7. ^ Leidy, Levi (2024-11-11). "Megan Moroney's Net Worth Is About to Skyrocket". Parade (në anglisht). Marrë më 2024-12-09.
  8. ^ a b "Megan Moroney Signs Record Deal & Confirms She's Wearing Morgan Wallen's Volunteers' Shirt In "Tennessee Orange"". Music Mayhem Magazine (në anglisht). 18 nëntor 2022. Marrë më 15 shkurt 2022.
  9. ^ "Hot 100 First-Timers: Megan Moroney Arrives With Country Love Song 'Tennessee Orange'". Billboard (në anglisht). 11 tetor 2022. Marrë më 15 shkurt 2023.
  10. ^ Aswad, Jem (23 mars 2023). "Sony Music Dissolves Arista Nashville Label". Variety (në anglisht). Marrë më 27 mars 2023.
  11. ^ "Megan Moroney Releases Debut Album – Sony Music Canada". www.sonymusic.ca (në anglisht). Marrë më 2024-01-14.
  12. ^ "The 25 Best Country and Americana Albums of 2023". Rolling Stone (në anglisht). 2023-12-15. Marrë më 2024-01-14.
  13. ^ Hollabaugh, Lorie (2023-09-22). "Megan Moroney Drops Deluxe Edition Of Debut Album 'Lucky'". MusicRow.com (në anglisht). Marrë më 2024-01-14.
  14. ^ "Megan Moroney Releases Cover of Chris Stapleton's 'What Are You Listening To?' | Holler". holler.country (në anglisht). Marrë më 2024-01-14.
  15. ^ Cantrell, LB (2 maj 2024). "Megan Moroney Slates Anticipates Sophomore Album for July". Music Row (në anglisht). Marrë më 4 maj 2024.
  16. ^ Hollabaugh, Lorie (2024-11-01). "Megan Moroney Gets In The Holiday Spirit With New 'Blue Christmas…Duh' EP". Music Row (në anglisht). Marrë më 2024-11-06.
  17. ^ Uitti, Jacob (2023-11-09). "Who is Megan Moroney". American Songwriter (në anglisht). Marrë më 2024-03-16.
  18. ^ Avila, Daniela (2024-07-31). "Megan Moroney Breaks Silence on Morgan Wallen Romance, Says They Were Never 'Exclusively Dating'". People (në anglisht). Marrë më 2024-12-08.
  19. ^ "Megan Moroney's Boyfriend Will Be On Kenny Chesney Tour". 995qyk.com (në anglisht). 2024-04-03. Marrë më 2024-12-08.
  20. ^ Norwin, Alyssa (2024-08-01). "Did Morgan Wallen and Megan Moroney Date? She Breaks Silence on the Relationship Rumors". Yahoo Entertainment (në anglisht). Marrë më 2024-12-08.
  21. ^ Brown, Hillary (2023-10-04). "Megan Moroney: UGA Grad Turned Nashville Country Star". Flagpole (në anglisht). Marrë më 2024-12-08.
  22. ^ Harrison, Shane. "Georgia native and UGA grad Megan Moroney wins CMA's best new artist award". The Atlanta Journal-Constitution (në anglisht). ISSN 1539-7459. Marrë më 2024-12-08.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]